Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë

Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë

(Foto:ilustrim)

Një kioskë është kapluar nga zjarri në afërsi të shkollës “7 marsi” në Suharekë.

Rastin për Klan K ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai tha se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se vetëm bëhet fjalë për dëme materiale.

Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet.

Shpërndaje në: