Zjarr në një konvikt te Qendra e Studentëve

Zjarr në një konvikt te Qendra e Studentëve

Bodrumi i konviktit nr III te Qendra e Studentëve në Prishtinë është përfshirë sot nga zjarri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Ai ka deklaruar se studentët janë të sigurtë dhe se s’ka asnjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale.

Sfishta ka thënë se zjarri është shuar shumë shpejt dhe se tash janë në pritje të ekspertëve të zjarrit për të mësuar shkaqet.

“Ka ndodh para 1 ore e gjysmë një zjarr në podrumin e konviktit nr.3. Dëme materiale ka shumë pak, në njerëz s’ka hic. Studentët janë të sigurtë. Po e presim ekspertin e zjarreve me i kqyr shkaqet. Tash do të dalim me njoftim për media. Zjarri është shu menjëherë, ka qenë shumë i vogël”, ka thënë Sfishta.

 

 

Shpërndaje në: