Zjarr në një qendër tregtare në Moskë, evakuohen 1 mijë persona
Mediat ruse raportojnë se në këtë incident nuk është lënduar askush, transmeton Klan Kosova.
Rrugët përreth janë bllokuar praktikisht për shkak të zjarrfikësve dhe ambulancave.
Një zëdhënës i Ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme, tha se zjarri shpërtheu kur ata dogjën depozitat yndyrore në sistemin e ventilimit në bodrumin e kuzhinës së një kafeterie.
Agjencia Tass njoftoi se zjarri shpërtheu në katin e gjashtë.



