Zjarr në një rafineri nafte në Rumuni, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Zjarr në një rafineri nafte në Rumuni, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën, dhe tre të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një rafineri nafte në Rumani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Rompetrol që i përket kompanisë të naftës KMG nga Kazakistani, nga shkaqe ende të panjohura ka shpërthyer një zjarr.

Mjeku kryesor në spitalin Bagdasar Arseni në Bukuresht, Mircea Gogan, tha se një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve të mara.

Në fakt, ai kishte djegie në 90 përqind të trupit të tij, ndërsa në vijim është trajtimi i tre të plagosurve.

Nga prokuroria deklaruan se në vijim është hetimi rreth zjarrit, ndërsa aktualisht është mbyllur një pjesë e rafinerisë.

Shpërndaje në: