Zjarret në Australi: Koala kapet duke vajtuar pranë shokut të saj të vdekur (Foto)

Zjarret në Australi: Koala kapet duke vajtuar pranë shokut të saj të vdekur (Foto)

Një fotografi zemër-thyese e një koale që dukej se po vajtonte një shok koalë që po qëndronte e vdekur pranë saj ka përmbledhur traumën që kanë shkaktuar zjarret pyjore në Australi.

Fotografia është shkrepur nga organizata Humane Society International [HSI] ndërsa kërkim-shpëtuesit po kërkojnë për kafshë të mbijetuara në Ishullin e Kangurëve të shkatërruar nga zjarret.

Kelly Donithan nga kjo organizatë tha se kjo skenë ishte bërë shumë e njohur që prej se ekipet e tyre kishin nisur punët, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Zjarret pyjore deri tash thuhet të kenë vrarë mbi 1 miliardë kafshë.

Organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve kanë thënë se gati gjysma e popullsisë së koalave mund të mos ketë mbijetuar në ishull.

Donithan tha për ABX News: “Imazhi i Koalës ndanë ujit duke qarë pranë trupit të një koale tjetër është tepër prekës.” /Periskopi

Shpërndaje në: