Zjarrfikësi për zjarrin në Pallatin e Rinisë: Mund të merrte përmasa të mëdha

Zjarrfikësi për zjarrin në Pallatin e Rinisë: Mund të merrte përmasa të mëdha

Zjarrfikësi Berat Shala, ka thënë se ka përfunduar me sukses operacioni i ndalimit të zjarrit në Pallatin e Rinisë.

Ai ka deklaruar se ata e kanë parandaluar një zjarr i cili do të mund të përfundonte me përmasa më të mëdha.

“Informatën për zjarr e kemi marrë nga një punëtor i sigurimit që punon në Pallatin e Rinisë, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Arritëm ta ndalim një zjarr i cili ka mundur të merrte përmasa më të mëdha dhe ka pasë mundësi që zjarri ta humbte kontrollin. Frika ime ka qenë se a do të kemi mundësi ta lokalizojmë këtë zjarr, po unë bashkë me këta heronjë arritëm ta lokalizojmë këtë rast”, ka thënë ai për klankosova.

Ai ka falënderuar punëtorët e sigurimit të Pallatit të Rinisë që u kanë dal në ndihmë.

Shpërndaje në: