Zjarri masiv në burgun e Xhakartës vret të paktën 41 persona

Zjarri masiv në burgun e Xhakartës vret të paktën 41 persona

Një zjarr masiv përfshiu një burg të mbipopulluar pranë kryeqytetit të Indonezisë herët të mërkurën, duke vrarë të paktën 41 të burgosur dhe duke plagosur 80 të tjerë.

Zjarri ishte shuar për rreth dy orë dhe qindra policë dhe ushtarë ishin vendosur rreth burgut për të parandaluar ikjen e të burgosurve, tha shefi I policisë së Xhakartës, Fadil Imran, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Imran tha se të paktën 41 të burgosur u vranë dhe 80 janë shtruar në spital, tetë prej tyre me djegie të rënda.

Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun, por hetimi paraprak tregoi një qark të shkurtër në njërën nga qelitë e bllokut, tha Imran.

Burgu Tangerang ishte projektuar për të strehuar 1 mijë e 225 të burgosur, por ka më shumë se 2 mijë, sipas Rika Aprianti, zëdhënëse e departamentit të korrigjimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Blloku C, ku ndodhi zjarri, ishte i mbushur plot me 122 të dënuar, transmeton Klankosova.tv.

 

Shpërndaje në: