Zogaj – Haxhiut: Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Matoshit, sesa për një ministre që shkeli fëmijë dhe Kushtetutë

Zogaj – Haxhiut: Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Matoshit, sesa për një ministre që shkeli fëmijë dhe Kushtetutë

Analisti i njohur, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj ministres Haxhiu, ku kjo e fundit ka bërë thirrje që analistit Halil Matoshi të mos i jepet më hapësirë për pjesëmarrje në debate.

Zogaj ka thënë se më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Halil Matoshit, i cili më pas kërkoi falje, sesa për një ministre që shkeli fëmijë dhe Kushtetutë.

Këto deklarata, Zogaj i bëri në profilin e tij Facebook.

“Me shume zhurme po behet per nje ofendim te Halil Matoshit, e i cili paska kerku falje menjehere, sesa per ministren qe e shkeli Kushtetuten dhe per ministren tjeter qe e shkeli nje femije ne rruge me makine te saj.
Vec a po e kuptoni, ministrja e shkeli nje femije ne rruge dhe thoshte “femiu u perplase ne makine” tjetra e shkeli Kushtetuten, e kolegia e tyre, pra nje tjeter ministre, kerkon qe me u perjashtu njerezit nga emisionet televizive. Po perjashtimi i ministrave qe shkelin femije e Kushtetute? Cka me be me to?”, pyet Zogaj.

Kujtojmë se para pak ditësh, ministrja Rozeta Hajdari kishte shkelur me veturë një fëmijë, megjithatë nuk e pranoi se e bëri një gjë të tillë, duke thënë se “fëmija u përplas në veturën e saj”. Në anën tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkelur kushtetutën kur ia anuloi reformën në arsim ish kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit./Periskopi/

Shpërndaje në: