Zogaj: Kurti po ia kalon edhe Fifit të Big Brother me “skandale”

Periskopi.com Lajme

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar intervenimin e Policisë së Kosovës, mbrëmë te shtëpia e kryeministrit Albin Kurti, pas një kërcënimi që mori në një faqe në internet.

Sipas Zogajt, me këtë veprim Kurti është kthyer në një nga konkurentët kryesor të lajmeve rozë, duke ia kaluar edhe Fifit në Big Brother.

Veprimet e Kurtit, Zogaj i ka quajtur drama të çmendura, në opozitë e pushtet. Teksa kujton kohën kur militantët e Kurtit sulmuan shtëpinë e Isa Mustafës me shishe molotovi.

Postimi i plotë i Zogajt:

Kryeministri i Kosoves eshte kthy ne nje nga konkurentet kryesor te lajmeve roze. Eshte duke ia kalu edhe “skandaleve” te Fifit ne Big Brother. Thone qe u kercnua nga nje postim ne fb, e jo shume kohe me pare, nje grup militantesh te Kurtit, kishin sulmuar shtepine e Isa Mustafes me shishe molotovi. Drama te cmendurish, ne opozite e pushtet.