Zogaj: Për kryeministrin aktual, për njeriun e ndryshimit, nuk dihet saktë se ku shkollohet vajza e tij

Zogaj: Për kryeministrin aktual, për njeriun e ndryshimit, nuk dihet saktë se ku shkollohet vajza e tij

Analisti politik, Petrit Zogaj ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Kurti.

“Për kryeministrin aktual, për njeriun e ndryshumit, nuk dihet saktë se ku shkollohet vajza e tij”, ka shkruar ai.

Postimi i Zogajt:

Per secilin kryeminister e president ne Kosove publiku e ka ditur sakte se ne cilen shkolle i shkojne femijet. Disa kane treguar vullnetarisht, e per disa gazetaret kane hulumtuar.

Ndersa per kryeministrin aktual, per njeriun e ndryshimit, nuk dihet sakte se ku i shkollohet vajza e tij. Meqe Kryeministri aktual nuk ka tregu se ne cilen shkolle i shkon vajza, eshte ne interes publik qe mediat me u marre me kete ceshtje derisa ta gjejne kete informate.

E ajo qe dihet eshte se mbi 300 mije femije te Kosoves nuk shkojne ne shkolla pikerisht nga teket e ketij kryeministri ndaj sindikates dhe deshires se tij te vetme qe me e thy kete organizate sindikale. /Periskopi/

Shpërndaje në: