Zogaj: Sot nuk do të duhej me pas asnjë temë tjetër, mos me u trajtu asnjë skandal qeveritar, pos grevës që s’po i shihet fundi
Aktivistët i shoqërisë civile, Petrit Zogaj konsideron se problemi i vetëm në Kosovë i cili duhet adresuar është greva në arsim.
Zagaj, mendon se sot nuk do të duhej të ngjalltë debat çfarëdo skandali qeveritare që të dalë, apo largimet nga LVV-ja, pos grevës në arsim.
Përgjegjës të vetëm për këtë, ai e bënë kryeministrin Kurti. “Ky njeri paguhet qe me qeverise me Kosovën. Qeveria e tij mbledhë taksa qe me i administru ato”, ka shkruar Zogaj.
Postimi i Zogajt
Me u marre me zgjedhjet e brendshme ne LV dhe me ndonje note te shkolles fillore, te kujtdoqofte, eshte interesi i vetem i partise ne pushtet sot.
Nderkohe, problemi i vetem me i rendesishem ne Kosove eshte greva ne arsim dhe mungesa e dialogut ne mes KM Kurti dhe sindikates.
Edhe le t’i shpartallohet partia Kurtit, kjo gati kurrfare interesi publik s’ka, por ama, derisa ai eshte ne poziten e KM-se me iu shpartallu arsimi publik eshte nje dem i pariparurshem.
Sot nuk do te duhej me pase asnje teme tjeter, mos me u trajtu asnje skandal tjeter qeveritar e partiak, pos greves qe po vazhdon dhe qe s’po i shihet fundi.
Do te duhej me u adresu pergjegjesi i vetem per kete, e ky eshte KM Kurti. Ky njeri paguhet qe me qeverise me Kosoven. Qeveria e tij mbledhe taksa qe me i administru ato.
Keshill i prinderve duhet me i kerku llogari shtetit qe i paguan taksa se pse shkollat jane mbyllur, pra me i kerku KM Kurtit se pse nuk eshte i afte me e zgjidh nje problem? Keshilli i prinderve duhet me i kerku qeverise e kryeministrit se pse kemi kete nivel te keq te edukimit.
Me nje fjale edhe media duhet me pase te vetmin shqetesim se pse e kemi kete papergjegjesi totale te kesaj qeverie ne raport me greven. E nese vazhdohet me u marre me nota te shkolles fillore te ndonje deputeti, bash kjo i duhet kesaj qeverie. /Periskopi/