Zogiani: Për bashkimin kombëtar kanë folur elitat, është koha që të flasë populli (Video)

Zogiani: Për bashkimin kombëtar kanë folur elitat, është koha që të flasë populli (Video)

Gazetari e politologu Avni Zogiani thotë se bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë është çështje e popullit shqiptar. Sipas tij, deri tash kjo çështje është diskutuar nga elitat, pa e pyetur popullin.

Zogiani, në video-komentin për Periskopin ka theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët të flasin për këtë çështje.

“Është fatkeqësi që deri sot kjo çështje është bartur kryesisht nga proponentë të cilët kanë pasur mendime të njëanshme, nuk kanë pasur ndonjë mbështetje shkencore ose në të dhëna, për atë se çfarë duhet të ndodh dhe çfarë mendojnë e çfarë kërkojnë shqiptarët”, ka theksuar Zogiani.

Zogiani, ndër të tjera, thotë se elitat janë ndikuar nga faktori ndërkombëtar lidhur me këtë çështje, prandaj, ata më shumë janë përpjekur t’i përmbush dëshirat e tyre, se sa atë që me të vërtetë e mendojnë.

Ju sjellim video-komentin më poshtë, ndërkaq nesër publikojmë video-komentin tjetër, për po këtë çështje, ku do të flasë veprimtari, ish-gazetari e publicisti Halil Matoshi. /Periskopi/

Shpërndaje në: