Zonja e Parë e Ukrainës: Lufta ka forcuar edhe më shumë martesën time me Zelenskyn

Zonja e Parë e Ukrainës: Lufta ka forcuar edhe më shumë martesën time me Zelenskyn

Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij kanë deklaruar se pushtimi i Ukrainës i ka afruar edhe më shumë me njeri-tjetrin dhe e ka bërë martesën e tyre edhe më të fortë, sipas Daily Mail.

Presidenti dhe Zonja e tij e Parë, Olena Zelenska, në një intervistë për Piers Morgan në Talk TV thanë se ata tani janë ‘më të interesuar për njëri-tjetrin’ si rezultat i luftës brutale. Një trailer për intervistën që pritet të transmetohet nesër tregon çiftin që po qëndronin të ulur në Kiev për të diskutuar marrëdhëniet e tyre.

‘Këto lloj situatash, mund të afrojnë ose prishin një martesë. A është martesa juaj më e fortë, për shkak të asaj që keni kaluar?’

Zonja e Parë e Ukrainës: “Jam dakord me teorinë se martesa bëhet më e fortë me sfidat. Unë mendoj se në rastin tonë ka ndodhur e njejta. Ne kemi diçka tjetër për t’i thënë njëri-tjetrit, prandaj uroj që kjo sfidë të na bëjë më të bashkuar.

Më pas, Zonja e Parë i drejtohet burrit të saj, i cili ka udhëhequr rezistencën e jashtëzakonshme të Ukrainës kundër forcave pushtuese për pesë muaj, duke i kërkuar mendimin e tij për martesën e tyre.

Zelensky përgjigjet: ‘Përgjigja ime nuk do të ishte ndryshe’.

Gruaja e tij përgjigjet me shaka: ‘Duhet të kesh mendimin tënd për këtë.’

Duke qeshur, Presidenti më pas thotë: ‘Kur je pranë meje, mendimi yt ka përparësi! Por unë do të thoja, nuk kam ndonjë përvojë tjetër, kam vetëm një grua dhe jam i lumtur”.

Olena  u martua me burrin e saj në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Kyrylo, nëntë dhe Oleksandra 18-vjeç. Ajo u betua si Zonja e Parë e Ukrainës pasi Zelensky u zgjodh president në vitin 2019.

Javën e kaluar, ajo tha se pushtimi i vendit të saj i ka vjedhur fëmijërinë djalit të saj dhe Kyrylo tani ëndërron të bëhet ushtar kur të rritet. Duke folur në një intervistë me NBC News të mërkurën, ajo tha se djali i tyre i vogël ka humbur çdo interes për hobi që ai gëzonte përpara fillimit të luftës në shkurt.

Olena vizitoi SHBA-në  javën e kaluar në një mision diplomatik për të apeluar drejtpërdrejt në Kongres për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore./abcnews.al

Shpërndaje në: