Zonja e Parë e Ukrainës tregon se si po funksionon lidhja e saj me Zelenskyn që nga fillimi i luftës

Zonja e Parë e Ukrainës tregon se si po funksionon lidhja e saj me Zelenskyn që nga fillimi i luftës

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë se marrëdhënia e saj me burrin e saj është “në pauzë” në kohën e konfliktit që po vazhdon me Rusinë dhe që çifti “janë duke pritur të ribashkohen” me fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Zelenska shpalosi dje se ajo nuk është në gjendje ta takojë burrin e saj, presidentin Volodymyr Zelensky, për një periudhë të gjatë dhe tha se “nuk është normale” që fëmijët mund të bisedojnë me babain e tyre vetëm në telefon.

Çifti kishte refuzur të largohej nga Ukraina kur trupat ruse kishin thyer kufirin me 24 shkurt dhe kanë insistuar të qëndrojnë në Kiev për të udhëhequr një përpjekje shembullore kundër luftës, duke fituar simpati anë e mbanë botës për sfidimin e despotit rus, Vladimir Putin.

“Kjo nuk është normale. Nuk është një marrëdhënie normale kur fëmijët nuk mund të shohin babain e tyre dhe duhet të bisedojnë në telefon me të. Kështu që marrëdhënia jonë është në pauzë siç është për të gjithë ukrainasit”, tha ajo në një intervistë për CNN.

“Ne jemi duke pritur për t’u ribashkuar, për të qenë përsëri së bashku, për të kaluar mbrëmjet së bashkuar, për të biseduar me fëmijët për gjërat e tyre”

Zelenska tha se tani asaj i lejohet të takojë burrin e saj por vetëm shkurtimisht për arsye të sigurisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: