Zot ruana: Sa gabime drejtshkrimore i bëri profesori i Albin Kurtit në shkrimin me elozhe?

Zot ruana: Sa gabime drejtshkrimore i bëri profesori i Albin Kurtit në shkrimin me elozhe?

Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, derisa po kritikonte reagimin e Ekzekutivit për krizën energjetike në mënyrë simbolike i ka përmendur edhe diplomën kryeministrit Albin Kurti.

Kjo përmendje simbolike, i ka dhënë hapësirën një ish mësimdhënësi të Albin Kurtit që të reagojë për të marrë pak protagonizëm.

Ai ka “mbrojtur” diplomën e kryeminsitrit edhe pse në të vërtetë ajo nuk po sulmohej prej askujt.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është shprehur se Kurti ka qenë prej studentëve më të mirë të tij, përcjell Periskopi.

Por, kjo apologji e profesorit që mban emrin Agni Dika, nuk mund të ishte shkruar më keq.

Ajo i përmban gjithsej vetëm gjashtë fjali [edhe pse mund të ju duket e çuditshme marrë parasysh gjatësinë e gjithë tekstit, ju lusim ta shihni edhe vet] në të cilën janë bërë të paktën shtatë gabime drejtshkrimore.

Për më tepër, Dika nuk ka vënë pikë gjatë gjithë paragrafit të dytë i cili i përmban plot 57 fjalë.

Natyrisht, drejtshkrimi nuk konteston përgatitjen e tij profesionale, por megjithatë e konteston përgatitjen e tij për pjesëmarrje në sferën publike. Edhe profesor Dika, ashtu si shumica prej nesh, ka qenë i detyruar të mësojë në lëndën e gjuhës shqipe për të paktën njëmbëdhjetë vjet gjatë cikleve shkollore.

Përveç kësaj, Dika ka bërë një krahasim mjaft të çuditshëm në fund të shkrimit të tij mes pyetjeve të gazetarit të BBC dhe pyetjeve të gazetarëve serbë.

Shpërndaje në: