‘Zoti i Futbollit’ fiton Topin e Artë për herë të gjashtë

‘Zoti i Futbollit’ fiton Topin e Artë për herë të gjashtë

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë 2019, të ndarë nga ‘France Football’.

Ashtu edhe siç është pritur, ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2019.

Në konkurrencë me Virgil Van Dijk, Messi numëroi më shumë vota sesa holandezi, për të fituar kështu për të gjashtë herë çmimin më prestigjioz individual.

Performancat e Lionel Messi u shpërblyen me Topin e Artë, që tashmë do të shërbej si motiv shtesë për synimet e lojtarit me skuadrën.

Messi pati paraqitje spektakolare në aspektin individual, duke regjistruar:

Paraqitje: 34

Gola: 36

Asistime: 10

Gjuajtje për ndeshje: 4.8

Pasime kyçe për ndeshje: 2.3

Driblime për ndeshje: 4.2

Messi tashmë e ka kaluar Cristiano Ronaldon në numrin e Topave të Artë të fituar, duke shkuar në gjashtë, me një më shumë sesa portugezi. 

Shpërndaje në: