Zoti kryeministër, muret nuk ofrojnë cilësi!

Zoti kryeministër, muret nuk ofrojnë cilësi!

Deklaratat e njëpasnjëshme drejtuar mësimdhënësve, zoti kryeministër, janë të papranueshme dhe joreale. Shumë breza e gjenerata kanë diplomuar pikërisht nga këta mësimdhënës të cilët ti i quan ‘të paaftë’! A keni diplomuar ju, zoti kryeministër, dhe kur keni diplomuar?

A jeni i diplomuar edhe ju nga këta mësimdhënës?! A të kanë aftësuar, apo ke diplomuar si i paaftë?

Kryeministër, këta mësimdhënës që ti i quant ë paaftë, kanë punuar nëpër shtëpi, në gjendje të jashtëzakonshme. Kanë punuar pa asnjë lloj kompenzimi.

Zoti kryeministër, shumë mësimdhënës janë sakrifikuar nëpër shkolla!

Iu luajtët me personalitetet e mbi 25 mijë mësimdhënësve. Qasja juaj është shumë e gabuar. Gjendja nuk është e kënaqshme, por jo me fajin tonë. Përkushtimi i mësimdhënësve është maksimal. Zgjidhja e problemit kërkon qasje tjetër, jo me ofendime e kërcënime.

Zoti kryeministër, ne nuk kërkojmë rritje pagash për të blerë këmisha e krevata, sepse shkojmë nëpër shkolla me veshmbathje të falura ose të dhuruara.

Kryeministër, ne me kursime maksimale mezi po realizojmë një pushim në vit. Dhe atë, po shkojmë nëpër vende ku nuk kërkohet pasaporta por vetëm letërnjoftimi. Nuk po ia dalim të shkojmë në Zvicërr, si ju, ose në shtete tjera të BE-së!

Pritshmëritë ishin që edhe mësimdhënësve t’iu ofroheshin pasaporta diplomatike, sikurse zyrtarëve tuaj.

Kryeministër, sot mësimdhënësit punojnë në kushte jo të mira. Sot e kësaj dite, mësimdhënësi shkon me shkumës e ditar në klasë, edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë. Në të gjitha sferat e jetës është investuar, ndërsa arsimi është lënë anash. Objekte janë ndërtuar, por kushte nuk ka.

Muret nuk ofrojnë cilësi, kryeministër.

Pritshmëritë tona kanë qenë që përkrahja juaj për arsim do të ishte shumfish më e madhe, por na zhgënjeve!

Nuk të patëm borxh, kryeministër. Ti ke borxh ndaj nesh.

Shpërndaje në: