ZRRE publikon komentet që ka pranuar për tarifat e rrymës, veç të Qeverisë nuk janë

ZRRE publikon komentet që ka pranuar për tarifat e rrymës, veç të Qeverisë nuk janë

Zyra e Rregullatorit për Energji, këtë të premte, ka publikuar komentet që ka marrë në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga palë të ndryshme të interesit.

ZRRE-ja njofton se deri tani ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, ndërkohë që ka publikuar edhe linqet e tyre.

Mes tjerash, ZRRE-ja bën të ditur se është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.

Më poshtë i gjeni komentet e publikuara nga ZRRE-ja:

Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë..

INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë..

KOSTT_ Komente ndaj Raportit Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave Maksimale të Lejuara të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar..

Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE..

Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE..

 

Shpërndaje në: