Zrytare: Yll Kaçaniku bëhet me skuadër të re

Zrytare: Yll Kaçaniku bëhet me skuadër të re

Lajmin për arritjen e kësaj marrëveshje e ka konfrimuar vet basketbollisti për GazetaOlle.com

“Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Mamak DSI Ankara. Arsyeja pse zgjodha këtë ekip është se kanë synime të mëdha në ligë, edhe pse sezonin nuk e kanë filluar mirë. Tashmë me ndërrimin e trajnerit dhe me disa përforcime synimet janë rritur sërish”, deklaroi Kaçaniku.

Ndryshe ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, zbuloi edhe një arsye të veçantë pse u transferua në këtë klub.

“Këtu kam ardhur edhe për shkak të trajnerit, pasi ai ka qenë trajneri im i parë në Turqi, normalisht edhe kushtet e mira dhe kontrata”, përfundoi Kaçaniku

Shpërndaje në: