Zv.kryeministri i Latvisë mesazh Vuçiqit për situatën në veri: Evropën ose Rusinë, nuk ka mes këtu

Zv.kryeministri i Latvisë mesazh Vuçiqit për situatën në veri: Evropën ose Rusinë,  nuk ka mes këtu

Zëvendëskryeministri i Latvisë, Artis Pabriks, në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës ka thënë se do të vijë një moment kur Serbia duhet të zgjedhë mes Rusisë ose Evropës.

“Nuk ka rrugë të mesme”, ka shkruar ai në Twitter.

E për shkak të zhvillimeve në Kosovë, ku grupet kriminale në Veri organizuan bllokim të rrugëve, Pabriks thotë se “kjo do t’i bëjë skeptike shumë vende të BE-së për sa i përket perspektivës së Serbisë në Unionin Evropian”.

Të dielën nën frymëzimin e presidentit Aleksandër Vuçiq, një numër i serbëve lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo pasi më 1 gusht ishte planifikuar që të zbatohej reciprociteti në dokumente për serbët që hyjnë në Kosovë.

Por “alarmi i luftës” ishte e lëshuar e situata po tensionohej.

Më pas, me kërkesë të ambasadës amerikane, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet për deri më 1 shtator.

Shpërndaje në: