Zv.kryeministri dhe këshilltari i Kurtit sulmojnë Gjykatën e Moldavisë, harrojnë Serbinë

Zv.kryeministri dhe këshilltari i Kurtit sulmojnë Gjykatën e Moldavisë, harrojnë Serbinë

Zv.kryeministri i Kosovës me emrin Haki Abazi bashkë me këshilltarin politik të Kurtit, Elvis Hoxhën, kanë sulmuar Gjykatën Kushtetuese të Moldavisë – pasi kjo e fundit ishte cituar nga ana e Gjyktës Kushtetuese të Kosovës.

“Kjo është Moldavia e Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë zv.kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës derisa ka shpërndarë një vegëz ku thuhej se të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të saj kishin dhënë dorëheqje.

Njësoj ka vepruar edhe këshilltari politik i Kurtit, z.Elvis Hoxha, përcjell Periskopi.

Megjithatë, vlen të përmendim se në ankesën e Qeverisë Kurti drejtuar Kushtetueses në analizën krahasimore të rasteve të vendeve fqinje ishte cituar edhe Kushtetuta e Kosovës, e cila vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Pas këtij skandali, Kurti në komentin drejtuar Kushtetueses e kishte hequr Kushtetutën e vendit që konteston pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë që seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës është caktuar për nesër në orën 11. /Periskopi

Shpërndaje në: