Zvarranikët në KEK: Kompania shpall tender 1 milion euro për luftën ndaj këtyre gjallesave

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) ka vendosur që të shpenzoj hiq me pak se 998 mijë e 697 euro për t’i shpallur luftë zvarranikëve, shkruan Gazeta Infokus.

Tenderi i emetuar “SHËRBIME PËR DERATIZIM, DEZINFEKTIM DHE DEZINSEKTIM DHE ZHDUKJEN E ZVARRANIKEVE NË HAPËSIRAT E KEK-UT” i është dhënë kompanisë “D D D SH.P.K”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 1 milion e 81 mijë e 585 euro.

Sipas dosjes së tenderit dhe njoftimit për dhënjë të kontratës, në garë për këtë tender milionësh kanë qenë katër kompani.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës

“Lënda e kontratës është ofrimi i shërbimeve nga Kontraktuesi i shërbimeve në vijim shërbime për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim dhe zhdukjen e zvarranikëve ne hapësirat e KEK Autoriteti kontraktues ka përcaktuar sasinë e përafërt për 3 ( tri vite) për shërbime për deratizim 953262 m2, dezinfektim 2990060 m2 , dezinsektim 2158714 m2 dhe zhdukjen e zvarranikeve 1344776 m2 ne hapësirat e KEK. Kontratë kornizë 36 muaj”, thuhet në njoftimin për dhënjën e tenderit.