Zvicër: Voziti 208 km/h, arrestohet kosovari, i konfiskohet patentë shoferi dhe vetura

Zvicër: Voziti 208 km/h, arrestohet kosovari, i konfiskohet patentë shoferi dhe vetura

Një 43 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zurich.

Sipas policisë kantonale arsyeja e arrestimit të tij është tejkalimi i shpejtësisë.

Burri nga Kosova kishte vozitur 208 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h.

43 vjeçari pas intervistimit është liruar, derisa atij iu konfiskuan patentë shoferi dhe vetura.

Policia e Zurichut në njoftim thekson se kosovari të dielën më 19 qershor, rreth orës 21:30 ishte duke vozitur në autostradën A15 në afërsi të Usterit në drejtim të drejtim të Brüttisellen-it, përcjell Klankosova.tv.

Ai tani duhet të përgjigjet për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Vetura dhe patentë shoferi janë në dispozicion të prokurorisë publike, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv.

Njoftimin e plotë të policisë mund ta gjeniKËTU

Shpërndaje në: