Zvicra, kombëtarja që e rikrijoi Jugosllavinë në futboll
Kombëtarja e Zvicrës në futboll është shumë afër kalimit tutje në Kupën e Botës “Russia 2018” pasi që po avancon 1 me 0 në duel me Kosta Rikën. Ndërkohë që Brazili po e mposhtë kombëtaren e Serbisë me po të njëjtin rezultat, shkruan Periskopi.
Nuk pritet të ketë ndryshime dramatike në Grupin E, dhe zviceranët ku luajnë katër lojtarë me origjinë shqiptare pritet të kalojnë tutje.
Por, Zvicra ka edhe lojtarë tjerë me origjinë nga ish vendet e Jugosllavisë. Në kombëtaren helvete përveç tre lojtarëve nga Kosova, dhe një nga Maqedonia, është edhe një futbollist me origjinë nga Bosnja, dhe dy sulmues me origjinë nga Kroacia. Vlen të përmendet që edhe trajneri Petkoviq është i lindur në Bosnjë, me origjinë kroate.
Padyshim, shqiptarët janë më të suksesshmit në këtë mes. Xhemaili i ka 67 ndeshje e 9 gola. Shaqiri i ka 72 ndeshje e 21 gola. Zëvendëskapiteni Xhaka numëron 64 ndeshje e 10 gola dhe ka potencial për t’u bërë legjendë e kësaj kombëtareje. Ndërkohë që Xhemaili i ka 81 ndeshje e 2 gola.
Seferoviq i ka 53 ndeshje e 12 gola, Gavranoviq i ka 15 ndeshje e 4 gola dhe Josip Drmiq i ka 39 ndeshje e 9 gola. /Periskopi



