Zvicra në vijë me BE-në, miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Zvicra në vijë me BE-në, miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Qeveria e Zvicrës ka thënë se ajo ka miratuar më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Rusisë pas zotimit që do të veprojë sipasa hapave të bllokut drejt ndëshkimit financiar kundër Moskës, shkruan AlJazeera, përcjell Periskopi.

“Ky vendim nënkupton se të gjitha masat e ndërmarrura nga pakoja e katërt e sanksioneve të Bashkimit Evropian janë implementuar”, thuhet në deklaratën e kabinetit të vendit.

Sidoqoftë, kabineti tha se ai ka vendosur që të mos implementoj masat e BE-së të 1 marsit për pezullimin e transmetimit të mediave ruse, ‘Sputnik’ dhe ‘Russia Today’.

“Pavarësisht faktit që këto portale përdoren për të shpërndarë propaganda të caktuara dhe dezinformata të Federatës Ruse, Këshilli Federal është i mendimit që do të ishte më efektive kundërshtimi ndaj të pavërtetës dhe ndaj deklarimeve të dëmshme me fakte ne vend të ndalimit të transmetimit të tyre”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: