Zvicrës nuk i intereson çka bën Xhaka me Arsenalin, llogarit në të dhe e fton në Kombëtare
Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.
“Helvetikët” do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin më 15, përkatësisht 18 nëntor, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropain “Euro 2020”.
Pjesë e futbollistëve të ftuar janë vetëm dy shqiptarë: Granit Xhaka (Arsenal dhe Albian Ajeti (Watford).
Lajmi për Xhakën është tejet pozim pas problemeve të mëdha që po kalon te Arsenali ku i është hequr shiriti i kapitenit pas një konflikti me tifozët.
Më herët, pjesë e formacionit bazë të Zvicrës ishin pesë shqiptarë, ndërsa tashti ftohen vetëm dy.
Xherdan Shaqiri nuk është ftuar pasi që nuk është rikuperuar ende nga lëndimi.