Zyra e BE-së me kritika sa i përket sigurisë në vendin e punës

Zyra e BE-së me kritika sa i përket sigurisë në vendin e punës

Zyra e BE-së në Kosovë ka lansuar gjatë ditës së sotme fushatën për siguri dhe shëndet në vend të punës. U tha se përkundër progresit në këtë fushë ka mangësi të mëdha dhe këtë e ka dëshmuar dhe raporti i fundit i progresit ku janë adresuar kritika.

Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa u shpreh se siguria në punë është parim fundamental dhe themelor në Bashkim Evropian dhe për këtë arsye kanë marr aktivitete të tilla.

Në lidhje me sigurinë e punës në Kosovë, ai tha se gjërat nuk po shkojnë aq mirë dhe për këtë në raportin e progresit ka pasur kritika të mëdha.

Për këtë arsye sipas tij, institucionet në Kosovë duhet të jenë më aktive që rregullat dhe ligjet të zbatohen.

“ Punëdhënësi në respektim të legjislacionit është i detyruar të bëjë vlerësimin e rrezikut, kudo që rreziku analizohet dhe masat parandaluese identifikohen. Prandaj nuk është ndonjë funksion akademik me marrë vetëm një copë letër dhe me i tregu inspektorit sa për sy e faqe kur inspektori të paraqitet në vendin e punës. Çka është e rëndësishme që këto duhet të vlerësohen, çka duhet të bëjnë inspektorët është që të verifikojnë cili është plani, a është punuar siç duhet dhe t’i respektojnë dhe përcjellin masat në vendin e punës, në mjediset e punës që të gjitha ato masa në plan dhe janë me rreziqet që janë identifikuar. Inspektori duhet të verifikojë që të gjitha rreziqet që duhet  të identifikohen në fakt  janë në vlerësimin e rrezikut. Gjërat nuk po funksionojnë aq mirë në Kosovë siç duhet, dhe në raportin e progresit ke parë që siguria në punë ka qenë subjekt i kritikave të rà «nda të ashpra”, tha Brusa.

Pjesë e këtij lansimi ishte dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Skender Reçica, i cili tha se ka progres në aspektin e sigurisë në punë.

Ai mes tjerash tregoi dhe reformat që ka ndërmarrë si ministër për të avancuar tutje sigurinë në punë.

Ndërsa, njoftoi se brenda dy jave kanë suspenduar rreth 100 vend punishte të ndërtimtarisë për shkak të mungesës dhe kushteve të sigurisë në punë.

“Situata e sigurisë në Kosovë në vendin e punës ka një dallim, ka një progres në aspektin pozitiv. Dhe këtij lajmi dhe këtyre fakteve duhet t’i gëzohemi të gjithë. Akoma nuk kemi arritur ku duhet të jemi sa i përket sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Por, nëse tërhiqemi paralele të krahasimit unë shohë shumë ndryshime pozitive. Parandalimi i rrezikut në vendin e punës është shumë me rëndësi se çfarëdo mase tjetër që mund ta marrim qoftë pas një aksidenti apo një gjendje që mund të prodhoj duke mos i parandaluar dhe substancat e rrezikshme. Ose ekspozimin e punëtoreve ku janë substancat e rrezikshme”, deklaroi ministri Reçica.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci hu  aktivitetet e tyre që janë duke ndërmarrë për të zbatuar legjislacionin dhe sigurinë në punë. Tha se fokus e kanë sigurinë në punë dhe kryesisht ndërtimtarin.

“Dymbëdhjetë muaj target e kemi ndërtimtarinë. Prandaj rezultatet janë shumë pozitive. Ju njoftoj  se këtë vit e kemi veç një vdekje që është nga rrëzimi në ndërtimtari, përkundër vitit të kaluar. Trendi është shumë pozitiv”,  tha Leci.

Kurse, udhëheqësja e projektit, Liene Maurite, tha se ky projekt ka për qëllim që të promovojnë parandalimin e substancave të rrezikshme në vendin e punës.

Kjo fushatë e titulluar “Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019” ka për qëllim më shumë që të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e menaxhimit të faktorëve të riskut në vendin e punës.

Shpërndaje në: