Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ku u vranë tre persona në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ku u vranë tre persona në Gllogjan

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një reagim lidhur me ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ka thënë se shpresojnë që i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Zyra e BE-së në Kosovë uron që i plagosuri të shërohet sa më shpejtë.

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në postim.Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan, kanë mbetur të vrarë tre persona, mes tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një person është lënduar.

Shpërndaje në: