Zyra e Nikoliqit: Kosova kurrë nuk do të heqet nga Kushtetuta e Serbisë
Asnjë heqje e Kosovës nga përmendja në Kushtetutën e Serbisë dhe shkelje e integritetit të vendit nuk vjen në konsiderim, ka deklaruar sot këshilltarja e kryetari të Serbisë Tomislav Nikoliq, Stanislava Pak.
Duke komentuar deklaratën e profesoreshës së drejtësisë Vesna Rakiq Vodineliq se në vend të “zgjidhjes” së deritashme që nuk i përgjigjet realitetit, në preambulën kushtetuese të Serbisë që e përmend Kosovën territor të Serbisë, duhet të qëndrojë zgjidhja e ngjashme me Kushtetutën e ish – Gjermanisë Perëndimore, Pak ka thënë se propozimi i tillë “nuk pi ujë”, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net.
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq më herët kishte thënë se Kushtetuta e Serbisë do të ndryshohet por jo për shkak të preambulës që e ka për Kosovën.



