Zyra e Presidentit Macron jep detaje të takimit me Avdullah Hotin

Periskopi.com Lajme

Presidenca franceze ka njoftuar sot për takimin së martes të Presidentit Emmanuel Macron me kryeministrin Avdullah Hoti.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në takimin mes Macronit e Hotit u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe zgjidhjen e problemit mes dy shteteve.

“Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit  dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Zyra e Macronit ka përmendur në njoftim edhe  mbajtjen e videosamitit, te premten më 10 korrik, të cilin e organizon ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe Kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me videokonferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre”.

 

“Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 Prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan  dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian

Shpërndaje në: