Zyrtare: Andre Silva transferohet tek gjigantët e Bundesligës

Zyrtare: Andre Silva transferohet tek gjigantët e Bundesligës

Sapo është zyrtarizuar transferimi i Andre Silvas tek skuadra e RB Leipzig.

Lojtari 25 vjeçar sezonin e fundit me Frankfurtin ka realizuar 29 gola dhe 10 asistime, ku shihet si zëvendësues i Wernerit tek skuadra gjermane edhe pse ky i fundit ka dy vite që është transferuar tek Chelsea.

Vetëm Lewandowski, Messi dhe Ronaldo kanë shënuar më shumë se lojtari sezonin që e kaluar.

Një super lojtari i cili viteve të fundit është nënvlersuar nga opinioni sportiv./Periskopi

Shpërndaje në: