Zyrtare: Arbëria prezanton futbollistin brazilian

Zyrtare: Arbëria prezanton futbollistin brazilian

Arbëria e Dobrajës nuk ka të ndalur me përforcime, derisa së fundmi prezantoi një futbollist brazilian.

Bëhet fjalë për Bruno Arrabal, i cili e njeh futbollin shqiptar, derisa ka luajtur te Kamza dhe pak te Llapi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi lipjanas përmes rrjetit social “Facebook”.

Postimi i plotë i Arbërisë:

“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me brazilianin Bruno Arrabal!

Arrabal vjen nga KF Burgan skuader kjo e cila garon në Kuwait.

Arrabal një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Remo, Caxias, Tupi, Mirim, Ethnikos, Kamza dhe së fundi skuadren Burgan.

Arrabal do ta bart ndresen e kuqe të KF Arbëria në rolin e mesfushorit.

Kryesia KF Arbëria dhe lojtari Bruno Arrabal u dakorduan në më të miren e tyre dhe në arritjen e objektivave të klubit”

Shpërndaje në: