Zyrtare: Barcelona transferon zëvendësuesin e Nelson Semedos

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka konfirmuar transferimin e Sergino Dest nga Ajax.

Futbollisti 19 vjeçar vjen te Barcelona nga Ajax, për të zëvendësuar Nelson Semedon e larguar.

Dest ka qenë dëshirë e Ronald Koeman, që këtë verë ka marrë drejtimin e skuadrës nga ‘Camp Nou’.

Në faqen zyrtare të klubit të Barcelonës, i është uruar mirë se ardhje talentit të ri.

Dest ka zhvilluar edhe tri ndeshje për Kombëtaren e Amerikës.

Shpërndaje në: