Zyrtare: Benfica mposht dy gjigantë evropianë në garën për transferimin e Yaremchuk

Zyrtare: Benfica mposht dy gjigantë evropianë në garën për transferimin e Yaremchuk

Paraqitja fantastike në Kampionatin Evropian me Ukrainën ka bërë që Roman Yaremchuk të marrë shumë oferta.

Sulmuesi ukrainas po vinte edhe pas një sezoni fantastik në Belgjikë me Genkun, ku shënonte thuajse në çdo ndeshje.

26-vjeçari ishte në listën e transferimeve të Romës dhe Milanit, por në fund është zyrtarizuar te Benfica.

Gjiganti portugez ka pranuar të paguajë 15 milionë euro te Genku.

Yaremchuk ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me gjigantin portugez dhe tanimë është prezantuar.

 

Shpërndaje në: