ZYRTARE: ‘Çlirohet’ Shtimja, Qemajli i VV-së ‘shpall pavarësinë’ dhe merr detyrën

ZYRTARE: ‘Çlirohet’ Shtimja, Qemajli i VV-së ‘shpall pavarësinë’ dhe merr detyrën

Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Shtimes, nga kryetari Naim Ismajli te kryetari Qemajl Aliu.

Në këtë ceremoni, Ismajli, ia dorëzoi mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e uroi kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.

Kujtojmë që Aliu menjëherë pas rezultatve, fitoren e tij e kishte parë si çlirim të Shtimes, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Shpërndaje në: