Zyrtare: Correa është lojtar i Interit

Zyrtare: Correa është lojtar i Interit

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Joaquin Correa nga Lazio.

Kampioni aktual i Serie A ka vazhduar me përforcime pasi dëshiron të mbroj titullin në Serie A dhe të konkurroj në Ligën e Kampionëve.

Pas transferimit të Hakan Calhanoglu, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko, Interi ka njoftuar edhe me transferimin e Correas nga Lazio.

“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është një lojtar i ri i Nerazzurrëve”.

“Sulmuesi argjentinas i lindur në 1994 arrin nga Lazio në një bazë të përkohshme me detyrimin për të transformuar huazimin në një transferim të përhershëm”.

“Correa ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025.  Mirë se vini Joaquin”, thuhet në njoftimin e Interit.

Shifrat e transferimit janë publikuar nga Lazio, ku thuhet se Interi do të paguajë 5 milionë euro për huazim dhe 25 milionë euro tjera për transferimin e përhershëm, teksa do ketë edhe 1 milion bonuse.

 

Shpërndaje në: