Zyrtare: Coutinho huazet tek Bayerni

Zyrtare: Coutinho huazet tek Bayerni

Tashmë është gjithçka zyrtare, Philipe Coutinho sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munchen.

Është vet skuadra gjermane që ka njoftuar për zyrtarizimin e lojtarit brazilian.

Coutinho pas kryerjes së testeve mjekësore, ka nënshkruar kontratën në selinë e klubit bavarez.

Ai është huazuar për 1 vit tek Bayerni, por gjermanët kanë të drejtë për blerje të plotë të kartonit të tij pas përfundimit të huazimit

Shpërndaje në: