Zyrtare: Covidi përhapet te skuadra e Veronas

Zyrtare: Covidi përhapet te skuadra e Veronas

Virusi Covid-19 ka filluar të kthehet përsëri në një problem në Serie A.

Skuadra e Hellas Verona së fundmi është ajo që ka gjetur rezultate pozitive në mesin e lojtarëve, përcjell Periskopi.

Nga faqja zyrtare e Veronas njoftojnë se mesfushori Martin Hongla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lojtari është i vaksinuar dhe aktualisht është në gjendje të mirë, por duhet të mbetet në izolim deri në kohën e caktuar.

Skuadra tashmë ka marrë të gjitha masat që lojtari mos të ketë kontakt me pjesën tjetër, në mënyrë që situata e keqe të neutralizohet sa më herët. /Periskopi/

Shpërndaje në: