Zyrtare: Dardan Berisha largohet nga Peja

Zyrtare: Dardan Berisha largohet nga Peja

Dardan Berisha ka konfirmuar largimin nga KB Peja.

Ai ka njoftuar për këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Berisha ishte pjesë e Pejës prej fillimit të vitit 2019 duke u rikthyer pas tre vjetësh dhe ndihmoi ekipin të triumfonte në Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike. Ai gjithashtu ishte edhe kapiten i KB Pejës.

“Të dashur qytetarë të Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhe përherë do mbesin në kujtimet e mija. Më Respekt Dardani!”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në: