Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina

Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina

Ashtu sic ju premtuam, KB SIGAL Prishtina nuk do të ndalet së punuari për edicionin historik 2017/2018.

Klubi i basketbollit njoftoi për përforcimin e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimin e dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët tona kemi rikthyer Dardan Berishën për të cilin nuk kemi nevojë të shkruajmë më shumë.

Dardani me KB Prishtinën fitoi gjithcka cka ka për tu fituar: Tituj të Kampionit të Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës. Tani koha është për të luftuar për synimet e radhës…

Ditët në vijim ju njoftojmë edhe për disa “aderime” të tjera bombastike :)

Dardan, mirë së u riktheve në shtëpinë tënde, SHTËPINË E KAMPIONËVE!”

 

Shpërndaje në: