Zyrtare: Donald Trump zëvendëson John Boltonin me Robert C. O’Brienin

Zyrtare: Donald Trump zëvendëson John Boltonin me Robert C. O’Brienin

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Këshilltarin e Ri për Siguri Kombëtare për të zëvendësuar John Boltonin, që u shkarkua nga detyra javën e kaluar.

Robert C O’Brien, që kishte shërbyer si i dërguar special për çështje të pengjeve në Departamentin e Shtetit, është zgjedhur për këtë rol.

Z.O’Brien do të jetë këshilltari i katërt për siguri kombëtare në mandatin e z.Trump.

Ai kishte shërbyer edhe në administratën e z.George W Bush dhe të Barack Obamas, bën të ditur BBC, përkthen Periskopi.

Ky rol nuk kërkon konfirmimin nga Kongresi. /Periskopi

Shpërndaje në: