Zyrtare: Drenica përforcon portën, Mikel Kaloshi vishet kuqezi

Zyrtare: Drenica përforcon portën, Mikel Kaloshi vishet kuqezi

Portieri shqiptar, Mikel Kaloshi, tashmë është futbollist i ri i Drenicës, ku klubi sot ka bërë prezantimin e tij.

Kaloshi edhe para dy vitesh ka qenë pjesë e Drenicës.

“Portieri 28- vjeçar ka firmosur kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni, dhe do të përforcojë akoma më shumë portën e skuadrës tonë”.

“Kaloshi edhe në të kaluarën ka qenë ‘gardian’ i portës tonë para dy edicioneve”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drenica ka pasur një start të mirë në këtë fillim kampionati, por ka pranuar 9 gola në 8  ndeshje, ku vetëm Ulpiana dhe Llapi, kanë pranuar më shumë.

Shpërndaje në: