Zyrtare: Ëngjëll Hoti transferohet te Partizani

Zyrtare: Ëngjëll Hoti transferohet te Partizani

Ëngjëll Hoti është zyrtarisht pjesë e klubit të Partizanit. Mesfushori është zyrtarizuar nga “të kuqtë” e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë 25-vjeçari lajmëroi largimin nga Tirana, për t’u bashkuar me rivalin e përjetshëm të “bardhebluve”.

Në postimin në rrjetet sociale, Partizani bën me dije se Hoti do të jetë pjesë e tyre për një sezon.

“Ëngjëll Hoti vishet i kuq. Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni.”-shkruhet në postimin e “Demave”.

Gjatë sezonit që u mbyll, Hoti luajti në 31 ndeshje në kampionat dhe në to shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste.

Shpërndaje në: