Zyrtare: Enrique largohet nga pozita e trajnerit të Spanjës

Zyrtare: Enrique largohet nga pozita e trajnerit të Spanjës

Luis Enrique është larguar nga pozita e tij si kryetrajner i Kombëtares së Spanjës, duke i dhënë fund periudhës së tij te “La Roja” me efekt të menjëhershëm.

Federata Spanjolle e Futbollit ftoi një konferencë të befasishme për shtyp për ta konfirmuar lajmin, të mërkurën pasdite, transmeton Periskopi.

Vendimi vjen pasi Enrique mungoi në tri miqësoret e fundit të Spanjës, me trajnerin që kishte marrë leje për largim për shkak të një rasti urgjent familjar.

Enrique largohet nga “La Roja” pas vetëm 10 ndeshjeve, derisa e ka udhëhequr Kombëtaren drejt tetë fitoreve dhe dy barazimeve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: