Zyrtare: Federata gjermane merr vendim për Joachim Low

Zyrtare: Federata gjermane merr vendim për Joachim Low

Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka marrë vendim për sa i përket të ardhmes së trajnerit Joachim Low, transmeton Periskopi.

DFB ka kumtuar lajmin përmes një komunikate të lëshuar pak më parë, ku kanë konfirmuar se Low do të jetë trajner i ‘Panzerave’ së paku deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian, që mbahet në vitin 2021.

E ardhmja e Low u vu në diskutim pas eliminimit në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror 2018, ndërsa këto zëra u rritën pas humbjes së fundit nga Spanja 6:0 në Ligën e Kombeve.

Por siç duket Federata gjermane vazhdon ta mbështesë atë.

Low do të jetë trajner i Gjermanisë ssë paku deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian, i cili mbahet nga qershori deri në korrin.

Shpërndaje në: