Zyrtare: Felipe Anderson rikthehet tek Lazio pas aventurës në Premier League

Zyrtare: Felipe Anderson rikthehet tek Lazio pas aventurës në Premier League

Katër vjet pas përfundimit të aventurës së tij të parë me fanellën bardhekaltër, Felipe Anderson kthehet zyrtarisht në Lazio.

Njoftimi i bë i ditur nga klubi anglez i West Hamit, pjesë e të cilit ishte braziliani.

“West Ham United mund të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje për transferimin përfundimtar të Felipe Andersonit te Lazio, në Serinë A. Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u bashkua me “Hammers” në verën e vitit 2018, ka shënuar 12 gola në 73 paraqitjet me klubin tonë. Sezonin e kaluar ishte në huazim me Porton në Portugali. West Ham United dëshiron ta falënderojnë Felipe Andersonin për kontributin e tij dhe i uron fat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Lojtari kthehet në Lazio pas katër sezonesh të kaluara midis Anglisë dhe Portugalisë. Gjatë përvojës së parë në Romë, në 177 paraqitje realizoi 34 gola.

Shpërndaje në: