Zyrtare: Formula 1 publikon kalendarin e 2022 – do të ketë gjithsej 23 gara

Zyrtare: Formula 1 publikon kalendarin e 2022 – do të ketë gjithsej 23 gara

Formula 1 ka publikuar tashmë edhe kalendarin për sezonin e ardhshëm.

Kalendari për vitin 2022 është një kalendar që vendos rekord për më së shumti gara brenda një viti, përcjell Periskopi.

23 Grand Prix do të zhvillohen në total, me sezonin që do të fillojë më 20 mars në Bahrain dhe me garën e fundit më 20 nëntor në Abu Dhabi.

Dy garat e para në ShBA do t’i organizojë qyteti i Miamit.

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Kina nuk është përfshirë në kalendarin e 2022. /Periskopi/

Shpërndaje në: