Zyrtare: Golden Eagle Ylli transferon ish-lojtarin e LA Lakers

Zyrtare: Golden Eagle Ylli transferon ish-lojtarin e LA Lakers

Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me Vander Blue deri në fund të sezonit 2019/2020, ka bërë të ditur klubi nga Suhareka.

Blue është 27-vjeçar, i gjatë 193 cm dhe luan ne pozitat 1 dhe 2. Edhe pse me minutazhë të vogël ai ka qenë pjesë e dy ekipeve me më së shumti histori në ligën më të fortë në botë, NBA.

Boston Celtics (2013-2014, 4.9 minuta, 1 kercim, 0.33 asistime per ndeshje).

LA Lakers (2014-2015 2 ndeshje, 36.9 min, 4.5 kercime, 4 asisitme për ndeshje dhe 2017-2018 5 ndeshje, 9 min, 0.2 kercime dhe 1.2 asistime per ndeshje).

Ai ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA si Memphis, Huston, San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers.

Më poshtë keni njoftimin e Golden Eagle Ylli:

Shpërndaje në: