Zyrtare: Granit Begolli ndan rrugët me Vëllaznimin

Zyrtare: Granit Begolli ndan rrugët me Vëllaznimin

Granit Begolli nuk është më trajner i KF Vëllaznimit, teksa lajmin e ka konfirmuar vetë si ‘dorëheqje’, transmeton Periskopi.

Begolli këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, por që nuk ka bërë të ditur arysen e largimit.

Ish-futbollisti dhe drejtori i FC Prishtinës, është analist i përherëshëm në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV.

Vëllaznimi pas xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi A) ndodhet në pozitën e parë me 17 pikë të tubuara, dy më shumë se Trepça ’89 që ndodhet e dyta.

Përshendetje të gjithve,

Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.

Mirupafshim Gjakovë!

Shpërndaje në: