Zyrtare: Hansi Flick trajneri i vitit

Zyrtare: Hansi Flick trajneri i vitit

Hansi Flick është shpallur Trajneri më i mirë i vitit për sezonin 2020/2021 në ceremoninë e UEFA-s që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës.

Hansi Flick, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann ishin përfshirë në listën e ngushtë për trajnerin e vitit të sezonit që lam pas.

Treshja gjermane ka pasur një sezon të mrekullueshëm, prandaj ishin përfshirë në listën e ngushtë.

Flick e fitoi tripletën me Bayern Munichun, Klopp e riktheu trofeun e Ligës së Kampionëve te Liverpooli pas tri dekadash, ndërsa Nagelsmann me RB Leipzig ka bërë befasi të shumta në sezonin që lamë pas.

Top-dhjetëshën e trajnerëve e plotësuan:

4 Thomas Tuchel (Paris Saint-Germain)
5 Gian Piero Gasperini (Atalanta)
6 Julen Lopetegui (Sevilla)
7 Rudi Garcia (Lyon)
8 Zinédine Zidane (Real Madrid)
9 Josep Guardiola (Manchester City)
10 Antonio Conte (Inter)

 

Shpërndaje në: